19-02-2020

Njoftimi zyrtar, nesër grevë në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë

SBASHK ka vendosur zyrtarisht që nesër të futet në grevë dy orëshe në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë.

Greva fillon në kohë të ndryshme, varësisht nga institucionet arsimore.

 

Me këtë vendim, SBASHK ka thënë se do të paralajmërojë për herë të fundit institucionet që të respektojnë Ligjin e Pagave, i cili parasheh rritjet e pagave për punëtorët e arsimit.

 

“Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30. Greva në Universitete greva fillon në orën 8 deri në orën 10. Greva në shkollat e Kosovës mbahet në dy orët e para në të dy ndërrimet “ thuhet ndër të tjera në njoftim./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.