Njoftoni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë të ri ose dini diçka për të
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё dega Istog dhe Gjykatёs Themelore Gjakovё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
LEON (Naser) ZEKAJ i lindur me 07.03.1996 në PEJË.
Ai është duke u kërkuar për veprat penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Vjedhje”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për ta kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: info@kosovopolice.com.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.