02-05-2024

Nora Gjakova detyron kundërshtaren ta dorëzojë duelin – fiton me lehtësi raundin e parë

Nora Gjakova ka fituar duelin e parë në Masterin e Xhudos që po zhvillohet në Hungari.

Xhudistja jonë u përballë me italianen, Thauany David Capanni Dias në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova triumfoi në këtë takim me Ippon, për të kaluar në raundin e dytë.

Kjo ishte një fitore e lehtë për xhudistin, pasi filloi me një tempo të lehtë, duke detyruar kundërshtaren të dorëzohet.

Pas pak edhe Distria Krasniqi do të luftojë, kur përballë do të ketë belgen, Amber Ryheul./telegrafi

Asnjë koment

Comments are closed.