Normalizohet qarkullimi në kufirin Kroaci–Serbi, mërgimtarët vazhdojnë rrugën drejt Kosovës
Pas disa orësh pritjesh dhe kolonash të gjata, është rikthyer qarkullimi i rregullt në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë.

Gjatë ditës, fluksi i lartë i udhëtarëve kishte shkaktuar pritje të gjata dhe grumbullime në zonën kufitare, por situata tashmë është përmirësuar dhe kolonat kanë filluar të zvogëlohen.

Pritet që numri i udhëtarëve të mbetet i lartë edhe gjatë orëve në vijim, për shkak të sezonit veror dhe lëvizjeve të shumta të mërgimtarëve drejt vendlindjes.


