22-07-2024

“Nuk jam i sigurt që më ka rrëmbye UÇK” – deklarata e dëshmitarit të 35 në Hagë

Dëshmitari i 35-të në gjatë dëshmisë së tij gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë që nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“A me ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt. Dikush me ka rrëmbye, por se di kush”, tha dëshmitari.

Ndërsa, pas kësaj pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtroj kryetari i trupit gjykues, Guenawl Mettraux.

Mettraux e pyeti dëshmitarin lidhur me një person të quajtur Sahit Jashari.

“A ju kujtohet që z. Ellis nga mbrojtja e z.Krasniqi ju pyeti në qoftë se ju kujtohet dikush që quhet Sahit Jashari, a ju kujtohet kjo pyetje që Ellis. A po thoni përpara trupit gjykues që nuk e dini dhe nuk iu kujtohet se kush është ky burrë, kush është ky njëri”, tha gjyqtari por që përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.

Tutje, gjyqtari paraqiti deklaratën që dëshmitari i kishte dhënë prokurorisë, mirëpo seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

Ndryshe, ky dëshmitar kishte pretenduar se është arrestuar dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së.

Madje, në deklaratën e dhënë për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrahur me shqelma dhe me grushte.

Ky dëshmitarë kishte bërë kërkesë që të pranohet si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces.

Mbrojtja e Krasniqit pyet dëshmitarin për sistemin paralel të arsimit në Kosovë në prag të luftës

(Përditësuar, ora 11:30)-Dëshmitarin e 35-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është duke e marrë në pyetje mbrojtja e Jakup Krasniqit përmes avokatit, Aidan Ellis.

Ellis e ka pyetur dëshmitarin për sistemin paralel të arsimit të zhvilluar në Kosovë pas përjashtimit të mësimdhënieve dhe nxënësve nga institucionet e rregullta shtetërore.

“Është e drejtë apo jo, që në fillim të viteve ’90-të mësuesit dhe nxënësit shqiptar janë përjashtuar nga sistemi i rregullt i arsimit në Kosovë?”, pyeti Ellis.

Ndërsa, dëshmitari u përgjigj vetëm me fjalën “diskriminim” gjë më të cilën u pajtua edhe avokati Ellis, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pajtohemi me njëri-tjetrin, domethënë kështu ka ndodhur. Nuk po them që ka qenë e drejtë por kështu ka ndodhur në fakt apo jo që nxënësit dhe mësuesit nuk janë lejuar që të punojnë brenda sistemit ose institucioneve shtetërore serbe. Në përgjigje të kësaj situate të diskriminimit u krijua një sistem paralel arsimor, apo jo dëshmitar? Qëllimi ishte të iu ofrohet mësim nxënësve shqiptar të cilët ndryshe nuk mund të arsimoheshin?. Këto mësime duhej që të organizoheshin në dhomat e shtëpive private?”, pyeti Ellis mirëpo përgjigjet e dëshmitarit nuk u dëgjuan.

Ellis pyeti dëshmitarin nëse në këtë sistem paralel të arsimit a ka pasur diskutime për të vendosur kuota gjinore që të inkurajoheshin sa më shumë vajza që të arsimoheshin.

“A ka pasur diskutim, a e dini që të ketë pasur diskutim për të vendosur kuota gjinore që të inkurajoheshin më shumë vajza që të arsimoheshin në sistemin paralel të arsimit”, pyeti Ellis ndërsa dëshmitari tha se nuk e di.

Pas kësaj, Zyra e Prokurorit të Specializuara kërkoi nga Ellis një sqarim se pse është e nevojshme të iu bëhen këto pyetje dëshmitarit ndërsa sqarimi i avokatit u bë në seancë private dhe pa praninë e dëshmitarit.

Pas kthimit në seancë publike, avokati Ellis e pyeti dëshmitarin se a e dinte se Jakup Krasniqi ishte profesor i Historisë e që përgjigja nuk dëgjua.

Pas kësaj, Ellis pyeti dëshmitarin se a e dinte se Jakup Krasniqi ka qenë nënkryetari i Këshillit të Arsimit në Komunën e Drenasit përgjatë viteve ’96 dhe ’98.

“A e dini që ka qenë nënkryetar i Këshillit të arsimit në Komunën e Drenasit në ’96-‘98”, pyeti avokati Ellis, ndërsa dëshmitari u përgjigj me “Nuk e di”.

Për të parashtruar pyetje të tjera për dëshmitarin, avokati Ellis kërkoi që të kalohet në seancë private dhe një gjë e tillë u aprovua nga trupi gjykues.

Asnjë koment

Comments are closed.