Nuk mbajtën asnjë seancë gjatë majit, Shpend Ahmeti propozon që deputetët të paguhen 170 euro

Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur asnjë seancë gjatë muajit maj, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar për datën 4 qershor.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka një propozim për atë se sa duhet të paguhen deputetët të cilët nuk mbajtën asnjë seancë gjatë pikut të pandemisë globale me Covid-19.

‘’Kuvendi i Republikës paska caktuar seancë me 4 qershor. Kjo do të thotë që gjatë majit, në krizën më të madhe shëndetësore e ekonomike në 20 vitet e fundit, nuk janë takuar asnjëherë’’, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

‘’Ndoshta duhet të paguhen 170 euro si krejt të tjerët.’’, shtoi ai. /Express/