Nuk shlyente dot kredinë, këngëtari shqiptar zbulon si ia doli

Këngëtari shqiptar, Egzon Pireci i habiti të gjithë me deklaratën e tij. Ka vetëm pak kohë që ka sjellë albumin e ri muzikor, për të cilin u frymëzua nga fitimet e muzikës popullore.

Në një emision televiziv, Egzoni zbuloi se kredinë nuk arriti ta shlyente me rrogë, por me performanca në dasma.

Për këtë arsye, ai ka punuar një album me ripunime të disa projekteve të njohura të muzikës popullore.

“Një kredi që kam, provova ta paguaj me rrogë por nuk ia dola”, u shpreh ai në emisionin “Ftesë pa 5”.

Këngëtari u bë i njohur pas perfomancës në “Voice of Albania” dhe vijoi karrierën e tij në muzikë, e cila po rezulton një rrugë tepër e suksesshme për të.