25-11-2024

Nusja rrah vjehrrit në Prizren, i bën për spital

Në Prizren është  arrestuar një grua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrit e saj, duke i bërë për spital, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat vjehrrit e saj. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.