25-04-2024

Nxënës nga Prizreni u fotografuan me flamurin turk – reagon KMDLNJ

Qendra Rajonale e Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prizren, shpreh indinjatën e thellë dhe njëkohësisht reagon ashpër për gjestin e ndodhur në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Motrat Qiriazi’ në Prizren.

KMDLNJ ka reaguar pasi në fotografinë në fjalë shihen një i rritur dhe disa fëmijë me flamurin e shtetit turk dhe me përshëndetjen ushtarake, që kohët e fundit ka nxitur reagime nëpër rrjetet sociale.

“KMDLNJ, konsideron se ky gjest jo vetëm që është keqpërdorim i fëmijëve, dhe rreshtim i pa drejtë ndaj një partie politike në një vend jashtë Kosovës, por patjetër që është edhe i dënueshëm. Me këtë rast i bëjmë thirrje organeve të shtetit të zbardhin këtë rast dhe të përfshirët në këtë incident të rëndë të ndëshkohen konform ligjeve të Kosovës”.

“KMDLNJ i bënë thirrje pos organeve të hetuesisë, por që edhe MASHT-i e DKA-ja në Prizren, që të marrin masa urgjente që ky incident, ku keqpërdoren fëmijët hapur, të marrë ndëshkimin e merituar. Me forcë të ndalet ky politizim”.

Asnjë koment

Comments are closed.