13-05-2024

Nxënësit e Suharekës rrahen për arsye banale: Pse po m’kqyrë shtremt

Sot para orës 08:00 në oborrin e shkollës fillore “Skënder Luarasi” në Suharekë ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve nxënësish.

Policia njofton se nga kjo përleshje njëri nga të përfshirët SH.M. ka pësuar lëndime në trup dhe kokë, për çka është dërguar më pas për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Deri te kjo rrahje ka ardhur si rezultat qe katër të dyshuarit D. K., SH. K., SH. A. dhe SH. M.  të mitur duke i thënë njeri tjetrit me fjale: ‘Pse po më këqyrë shtrembër’”, thuhet në kumtesën e policisë.

“Në çantën e të dyshuarit SH A është gjetur dhe sekuestruar një thikë rreth 8 cm ngjyrë e kafet dhe një shufër metalike rreth 50 cm ngjyrë e zezë,  që  dyshohet se ishte përdorur në këtë rast. Është kontaktuar Prokurori kujdestar ku me urdhër tij rasti shkon me procedurë të rregullt”. Policia thuhet se është duke hetuar rastin./periskopi

Asnjë koment

Comments are closed.