Nxënësit në Malishevë stërviten për mbrojtje në rastet e tërmeteve
Sot në Malishevë, organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, është mbajtur stërvitja shkollore me simulator, për kujdes, mbrojtje dhe zvogëlim të rreziqeve në rastet e tërmeteve,
Sipas kumtesës nga Komuna, gjithashtu, në këtë stërvitje, kanë asistuar edhe zjarrfikësit, policia dhe shërbimi i urgjencës.
“Fillimisht, ekspertët e kësaj fushe të AME-së, kanë mbajtur ligjërata për tërmetet dhe rrezikun nga tërmetet, si dhe për mbrojtjen në rastet e tërmeteve, pavarësisht se ku dhe kur mund të ndodhin ato”, thuhet në njoftim.
Pas këtyre ligjëratave, është mbajtur edhe stërvitja e improvizuar në rastet e tërmetit në një kamion special, kur nxënësit mund të jenë në shkollë.
“Ata janë mësuar se si të mbrohen, si duhet të largohen nga bankat, qëndrimin që duhet të mbajnë deri në largimin e rrezikut, si dhe daljen nga objekti. Po ashtu, ekspertët e AME-së, ju kanë shpjeguar edhe anën psikologjike dhe reagimin që duhet të kenë në raste të tilla”, shkruan në njoftim.
Kjo stërvitje, është mbajtur me nxënësit e SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë./GazetaePrizrenit.net/