19-04-2024

Nxënësit nga Prizreni më të mirët në Garën e Diturisë nga gjashtë komuna, ja emrat e fituesve

Programi Nacional për Rininë, nëpërmjet Garës Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Republikën e Kosovës u ka mundësuar të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën që të shfaqin njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor.

Sot janë publikuar listat e nxënësve fitues në nivel shkolle për gjashtë komuna. Për komunën e Pejës ku fitues janë 1095 nxënës, Prishtinë 1395, Prizren 1585, Rahovec 1230, Shtime 299 dhe Skenderaj 1079. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 6683.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse nga rreth 316,000 nxënës, vetëm për garën e Diturisë në nivelin e shkollës kemi 24,012 fitues, njofton Klan Kosova.

Fillimisht, është publikuar lista e fituesve të klasave të para dhe të dyta në nivel shkolle, të cilët për shkak të moshës nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal. Gjithsej fitues për klasën e parë dhe të dytë janë 2481. Pas kësaj liste, filloi shpallja zyrtare e listave të nxënësve fitues nga klasa e tretë deri në të dymbëdhjetën për komunat e Kosovës, ku gjithsej janë 21,531 fitues.

“Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar”, thuhet në komunikatë.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Linku për fituesit në Prizren:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Prizren%201.pdf

Rahovec

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Rahovec.pdf

Asnjë koment

Comments are closed.