Nxirret trupi i pajetë i një turisteje kroate nga Maja e Jezercës, ka edhe të bllokuar tjerë
Trupi i pajetë i një turiste kroate është nxjerrë nga Maja e Jezercës sot, pasi ajo rrëshqiti nga lartësia.
Trupin e 43-vjeçares e nxorën pas disa orësh dhe nisën ta transportojnë drejt morgut me helikopter, raporton Top Channel.
Ndërkohë, të bllokuar janë ende turistë të tjerë. Nuk dihet se saktësisht sa persona janë aksidentuar.
Ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes vijojnë punë për shpëtimin e tyre.