27-07-2024

Ndërrimi i orës, Bashkësia Islame e Kosovës del me një njoftim për besimtarët islam

Sonte do të bëhet ndërrimi i orës.

Në ora 03:00 do të bëhet lëvizja e akrepave të orës për 60 minuta para.

Në lidhje me kalimin në orën verore ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se “do të bëhet ndryshimi i orareve të syfyrit, iftarit dhe faljes së namazit”.

Njoftimi i plotë:
🚨Njoftim me rendësi!

Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës.
Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta, andaj rrjedhimisht edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve do të ndryshojnë.

Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës.

🕒 Kohët e namazit për nesër, e diele – 31.3.2024
🌙 Syfyri / Imsaku: 4:37
☀️ Lindja e Diellit: 6:13
☀️ Dreka: 12:43
☀️ Ikindia: 16:17
🌔 Iftari / Akshami: 19:08
🌑 Jacia: 20:41

Asnjë koment

Comments are closed.