16-04-2024

Pamje nga aksidenti i rëndë në Shqipëri, e përfshirë një familje nga Kosova

Një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Milot ka rezultuar me lëndime të konsiderueshme trupore dhe materiale për një familje nga Kosova.

Një makinë e tipit “Volkswagen” është përplasur me një të tipit “Mercedes Benz” dhe si pasojë e kësaj të lënduar kanë mbetur pesë persona

Në mesin e të lënduarve ishin edhe dy fëmijë të mitur, raporton Indeksonline.

Televizioni Plus ka publikuar pamje nga ky aksident, teksa të lënduarit janë bartur me autoambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.