24-11-2024

“NYT” i bën jehonë dy medaljeve të fituara nga Kosova, në mesin e tre shteteve me më së shumti garues

Kosova arriti suksesshëm të garojë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

E përfaqësuar nga vetëm nëntë sportistë, Kosova rrëmbeu dy medalje në këtë Olimpiadë.

E këto dy medalje e bëjnë Kosovën në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve pjesëmarrës.

Vlerësimin e ka bërë gazeta e njohur “New York Times”, e cila në krye të shkrimin ka vendosur foton e medalistes tonë të argjendtë, Distria Krasniqi.

Dy vendet tjera në top-treshe janë, St. Lusia dhe Dominika.

 

Asnjë koment

Comments are closed.