25-11-2024

“O këlyshi i Millosheviqit”, kanoset deputeti i Kuvendit të Kosovës, e lajmëron rastin te organet e rendit

Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe deputetë të Parlamentit shpeshherë kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i ka ndodh më 11 maj edhe Anton Qunit, deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zbulon Gazeta Sinjali.

Deputeti Quni, siç ka mësur Gazeta Sinjali, e ka denoncuar sot rastin, për një qytetar që e ka kërcënuar përmes rrjetit social, Facebook.

Sipas informacioneve te para, i dyshuari i është drejtuar Qunit me fjalët: “O këlyshi i Millosheviqit, rugoviqat e kanë vendin ne Beograd”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar nën dyshimet e veprës penale “Kanosja”.

Asnjë koment

Comments are closed.