Ofronte 2 mijë vende pune në Gjermani, shteti nuk e licencon kompaninë
Janë bërë pesë muaj që kur kompania gjermane e ashtuquajtur B.S.B Aviation, në qytetin e Prizrenit, kishte hapur konkurs për pranimin e dy mijë kosovarëve për të punuar në aeroportin e Hamburgut.
Mirëpo, kjo kompani ende nuk ka arritur të hapë dyert për pranimin e aplikimeve për dy mijë vende pune pasi vazhdon të jetë nën “llupën” e organeve të drejtësisë.
Hetimet e Prokurorisë të nisura muaj më parë ende nuk kanë përfunduar e as licenca nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk i është dhënë kompanisë në fjalë.