25-11-2024

Orari i ri për kafiteritë, restorantet dhe klubet e natës

Pas aplikimit të masave të reja në luftën ndaj Covid-19,  të parapara nga Qeveria e Kosovës, do të zgjatet orari i punës në qytetet të cilat nuk ka kufizim të lëvizjes, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Kësisoj gastronomët do ta kenë mundësinë të punojnë deri në orën 22:30.

Pas këtij orari, në qytetet në të cilat nuk ka kufizim të lëvizjes, gastronomët mund të shërbejnë vetëm në hapësira të hapura më largësi së paku 2 metra mes tavolinave.

Po ashtu, lejohen shërbimet merre me vete.

Vendimet e reja të Qeverisë sa i përket gastronomisë:

Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës etj.);

18.1. U ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

18.2. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Asnjë koment

Comments are closed.