24-11-2024

Orë letrare kushtuar Heroit e mësuesit, Xhevat Berisha

Në kontekstin e shënimit të 59 vjetorit të lindjes dhe 22 vjetorit të rënies heroike,  mbrëmë në Prizren, u mbajt orë letrare kushtuar mësuesit, poetit dhe Heroit kombëtar, Xhevat Berisha, raporton Gazeta e Prizrenit.

Pos një numri të krijuesve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar, të pranishëm ishin edhe shokë e bashkëluftëtarë të Heroit, si dhe zëvendësministri  Zafir Berisha.

Me këtë rast u bë edhe prezantimi i ribotimit të librit “Pishtari i lirisë” me poezitë e Heroit.

Vetëm fjalimet në Kuvendin e Prizrenit nuk e përmirësojnë gjendjen e rënduar në arsim

Para të pranishmëve foli Nexhat Çoçaj dhe Enver Batiu, ndërsa me poezitë e tyre u paraqitën Salajdin Krasniqi,  Gazmend Beqaj, Bedri Halimi, Berat Batiu, Mirvete Kabashi-Leku, Qazim Thaçi, pastaj Ramije Ukaj, Shpresa Zyrnaci, e të tjerë.

Aktiviteti u organizua nga shoqata për kulturë dhe art “Fidani”, ndërsa u mbajt në mjedise të restorantit familjar “Mulliri” në kompleksin Marash të Prizrenit. / GazetaePrizrenit.net /

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.