19-09-2020

Zbulohen marrëveshjet që do të nënshkruhen mes Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpi të Bardhë

Sipas Këshilltarit të Lartë të Presidentit Trump, ai këtë donte ta bënte përmes zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës për të rinjtë, njofton Klan Kosova.

”Ajo që Presidenti Trump donte të bënte ishte të shihte nëse përqendrimi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë mund të ndryshonte disi dinamikën e situatës”.

”Dhe kështu për të fundit, e dini, më shumë se një vit, ne kemi qenë të përqendruar vetëm në normalizimin ekonomik, duke u përpjekur të gjejmë një mënyrë për t’i nxitur palët të lënë mënjanë çështjet politike në mënyrë që të krijojnë vrull rreth çështjeve ekonomike”, është përgjigjur zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Lexo edhe:
Megjithatë në përgjigjiet e dërguara nga Shtëpia e Bardhë, Këshilltari i Donald Trump shprehet se janë të përqëndruar akoma në tre marrëveshjet historike të arritura mes palës kosovare e asaj serbe, njofton Klan Kosova.

”Ne kemi qenë shumë të suksesshëm deri më tani, edhe pse media nuk është përqendruar me të vërtetë në tre marrëveshjet historike që ne kemi bërë rreth normalizimit ekonomik, njëra prej të cilave është fluturimi i parë midis Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet. Ne kemi një marrëveshje për këtë. Nuk është implementuar. Fluturimi nuk është bërë. Ne nuk jemi ende atje për ta hapur atë për të udhëtuar dhe tregtuar. Por marrëveshja është atje”.

Ai përmend edhe ngecjet në politikën kosovare, për shkak të ndërrimit të Qeverive, dhe situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, njofton Klan Kosova.

”Pra, e dini, ne kemi pasur një problem në një qeveri në tranzicion në Kosovë. Ne kishim një problem me COVID. Por ne jemi përqendruar vetëm në zbatimin e marrëveshjeve ajrore, hekurudhore dhe motorike për të cilat kemi rënë dakord tashmë. Këto marrëveshje me të vërtetë do të na lejojnë të ndërtojmë zhvillimin ekonomik”.

Më tej ai thekson që takimi i katër shtatorit përveç marrëveshjeve të arritura deri më sot, do të ketë temë diskutimi edhe çështje të tregtisë, njofton Klan Kosova.

”Kështu, të enjten, kur kemi diskutimet tona, do të vazhdojmë më tej ato tre marrëveshje dhe pastaj do të shtojmë një grup të tërë çështjesh në diskutimet që do të krijonin tregti, që do të krijonin zhvillim ekonomik dhe vende pune”.

Asnjë koment

Comments are closed.