23-11-2024

Organet serbe e dëbojnë me dhunë familjen shqiptare nga banesa e tyre në Beograd

Sot në mëngjes, përmbaruesja publike Vesna Markoviq ka dëbuar në rrugë familjen Ramadani nga banesa e tyre në Bulevardin e mbretit Aleksandar nr. 432 në Beograd pa asnjë paralajmërim.

Sevdija Ramadani ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, “FoNet” se përmbaruesja Markoviq ka hyrë me dhunë në banesë.

“Sot në mëngjes, me ndihmën e një bravandreqësit, ajo e ka thyer bravën tonë dhe ka hyrë brenda me dhunë me ndihmën e pjesëtarëve të policisë”, ka thënë ajo.

Ramadani ka theksuar se ekzekutimi po bëhet edhe pse Gjykata e Lartë në Beograd ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për pronësinë e banesës, transmeton Paparaci.

Policia është në vendngjarje dhe nuk lejon që mediat të arrijnë deri te përmbaruesja Markoviq.

Organizata serbe “Aksioni i bashkuar kulmi mbi kokë” ka publikuar këtë ngjarje në faqen e saj në Facebook, duke theksuar se përmbaruesja Markoviq ka ndërmarrë këto veprime të dhunshme pavarësisht se familja ka jetuar këtu legalisht për disa dekada dhe përkundër faktit se gjykata ka caktuar seancë për 14 dhjetor në të cilin do të përcaktohet pronësia e banesës.

Ata kanë shtuar se bëhet fjalë për banesën e vetme të familjes Ramadani.

Asnjë koment

Comments are closed.