Osmani dhe kandidatët për deputetë të VV-së vizituan shoqatën “Esnaf”
Në Prizren sot ka qëndruar u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo dhe kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes nga ky qytet kanë vizituar shoqatën “Esnaf”, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Qeverisja e re e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të angazhohet veçanërisht për komunitetin biznesor me qëllim të zhvillimit të mëtejmë dhe të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në njoftimin nga ky subjekt.