23-11-2024

Osmani e Kurti në FSK: Ushtarët të gatshëm ta japin jetën për Kosovën, të trajnuar me standarde të NATO-s

Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, kanë vizituar kazermën “Adem Jashari” me rastin e Ditës së Forcës.

Fillimisht, Osmani e Kurti kanë parë nga afër pajisjet ushtarake për të cilat u informuan nga ushtarakët e Forcës së Sigurisë.

Presidentja Osmani u shpreh e bindur se ushtarët e FSK-së janë të gatshëm ta jepni edhe jetën për Kosovën.

Sipas saj, Forca e Sigurisë është forcë e trajnuar në bazë të standardeve të NATO-s.

“Është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë lirinë, prandaj jemi të bindur se secili ushtarë e ushtare janë të gatshëm ta jepni edhe jetën për Kosovën. Sot Forca e Sigurisë është forcë e trajnuar në bazë të standardeve të NATO”.

E kryeministri Albin Kurti, foli për shtimin e buxhetit për ushtrinë.

“Qeveria e Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë lë shumë se dyfishim të buxhetit, ka bërë gati trefishim në armatim dhe më shumë se katërfishim në trajnime të shkollimit të oficerëve e ushtarëve jashtë vendit”, tha Kurti./EO/

Asnjë koment

Comments are closed.