27-07-2024

Prizren: Banorët nga rajoni i Hasit protestuan para “KEDS-it”

Banorë të disa fshatrave të rajonit të Hasit, sot në mesditë protestuan para zyrës së KEDS-it në Prizren, për shkak të ndërprerjeve të gjata e të shpeshta me energji elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas tyre, prej tri ditësh nuk ka energji elektrike dhe kjo gjendje përsëritet shpesh apo pas çdo  çrregullimi të vogël të motit, ka ndërprerje të rrymës për orë të gjata, apo edhe për ditë të tëra

“Kjo situatë është e pa tolerueshme” tha Haziz Likaj nga Krajku, duke ditur që Hasi është rajoni më i rregullt për pagesa në vend.

Menaxherët e KEDS-it pritën një delegacion nga protestuesit, që deklaruan se atyre iu tha se KEDS-i tashmë ka dërguar disa ekipe shtesë në terren për të gjetur defektin. / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.