21-02-2025

Presidentja Osmani: Faleminderit arkitektit të pavarësisë Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas ngritjes së Flamurit të Republikës së Kosovës, ka uruar Ditën e Pavarësisë, duke kujtuar sakrificën e popullit për lirinë e vendit, raporton Sinjali.

Osmani shprehu një falënderim për ata që kanë dhënë gjithçka për këtë ditë, duke filluar nga presidenti historik Ibrahim Rugova, te komandanti legjendar Adem Jashari dhe te të gjithë ata që sakrifikuan.

“Urime 17 vjetori i Pavarësisë. Është një ditë kur kujtojmë sakrificën shekullore që e ka bërë populli ynë në mënyrë që ta gëzojmë këtë ditë. Është një ditë kur i festojmë sukseset që i ka arritur Republika jonë, duke forcuar sovranitetin, duke forcuar shtetësinë e subjektivitetin ndërkombëtar. Por, është po ashtu një ditë kur iu themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm, për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka që ne sot ta festojmë këtë ditë, duke filluar nga arkitekti i pavarësisë, presidenti historik Rugova dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri te secili qytetar i Republikës sonë që sakrifikoi me mund e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë.” – tha Osmani, transmeton Sinjali.

Asnjë koment

Comments are closed.