27-11-2024

Osmani presidente – Si e anuloi Pacolli fluturimin për në Dubai dhe kush e thirri në telefon që të kthehet urgjentish në Prishtinë?

Në momentin kur ishte thirrur seancë për të votuar zgjedhjen e Presidentes së Kosovës dhe dështimin në raundin e parë Behgjet Pacolli ka treguar se në momentin se e ka kuptuar se nuk do të ketë më tentime për zgjedhjen e presidentes atë ditë,  ai kishte udhëtuar fillimisht në Stamboll në një udhëtim me familje të planifkuar e më pas nga Stambolli në Dubai.

Por gjithcka ndryshoi kur ai morri një telefonatë nga tashmë presdientja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Është interesant se në momentin kur është hapur votimi për presidenten tentimin e parë   unë kam qenë aty, por nuk funksionoi në tentativën e parë, seanca ishte e hapur dhe është dashur të vazhdoj dhe mua më është thënë se nuk do të ketë seancë. Unë pata udhëtuar, isha me fëmijët e mijë për një vend në pushime dhe u nisa me ta, me të arritur në Stamboll duke hypur ne aeroplan, unë marrë një telefonatë nga z. Osmani dhe thotë se nëse është e mundur mbas dy dorë do të ketë seancë, ishte ora  16 dhe në 18  duhet të niste seanca të rifilloj seanca… po po direkt me ka telefonuar Vjosa osmani, por ne kemi qenë në lidhje me Osmanin para kësaj telefonate, ne jemi takuar me te….  dhe unë në moment vetëm i kam rahatuar fëmijet në aeroplan dhe u kam thënë atyre unë  ia organizoi çdo gjë në Dubai, ecni, nuk e kanë pas as nënën e tyre dhe unë kam zbrit dhe prej aeroportit të Stambollit deri te aeroporti i vjetër, unë kisha një lidhje me një aeroplan privatë që të udëhtoj për në Prishtinë, kam flturuar për Prishtinë jam vonuar vetëm 30 minuta dhe kam marrë pjesë në seancë”, ka thënë Pacolli./GazetaBlic

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.