OVL-UÇK kundërshton vizitën e Trendafilovës
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se vizita e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e paralajmëruar për 13 maj, është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës.

Në një reagim, OVL e UÇK-së, ka thënë se 13 maji është data kur u themelua UDB-ja.
“13 Maji është datë e zezë në historinë tonë,themelimi i UDB-së,përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz.
Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo familje dëshmori” thuhet mes të tjerash në reagim.
Reagim Publik
Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale më 13 maj në Prishtinë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës sonë çlirimtare!
13 Maji është datë e zezë në historinë tonë,themelimi i UDB-së,përndjekësi më i egër i shqiptarëve, dhe dita e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz.
Të vish në këtë datë, në këtë tokë, me agjendë të njëanshme e pa ndjeshmëri historike, është ofendim për çdo luftëtar dhe për çdo Familje Dëshmori.
Gjykata Speciale është padrejtësi e institucionalizuar. E themeluar për të ndjekur vetëm një palë,vetëm UÇK-në,duke anashkaluar krimet e tmerrshme serbe, ajo nuk sjell drejtësi, por hakmarrje politike.
Krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim të zgjatur dhe të padrejtë, po përballen me pengesa të rënda në mbrojtje, trajtim të pabarabartë dhe qëllim të qartë për t’i dënuar që më parë se të mbarojë procesi.
Kosova nuk ka për çka të turpërohet! Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme.
Ne nuk do të heshtim!
Liri për luftëtarët tanë!