25-02-2021

OVL-UÇK reagon pas publikimit të dosjes së UNMIK-ut për vrasjet e Mustafës dhe Ekrem Rexhës

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut për vrasjet e Xhemail Mustafës dhe Ekrem Rexhës nga Albanian Post.

Ai u shprehë se publikimi i këtyre dosjeve është me pasoja për opinionin publik, transmeton Indeksonline.

Klinaku u shprehë se lufta e UÇK-së ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë.

Postimi i plotë i Faton Klinakut:

Ripublikimi i dosjeve të dështuara të UNMIK-ut nga ana e mediumit të Baton Haxhiut, është dashakeqës dhe me pasoja për opinionin publik.Ndërsa, deklaratat e Milaim Zekës e të disa eksponentëve të LDK-së, jo vetëm që kanë pasoja për publikun, por janë edhe një përpjekje e mjerë dhe për të të ardhur keq për akuzim të padrejtë të udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po përballen me “drejtësinë” ndërkombëtare në Hagë.

Ashtu siç kanë dështuar përpjekjet për njollosjen e luftës së lavdishme të UÇK-së nga ana e Serbisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it, poashtu do të dështojnë edhe këto përjekje të Gjykatës Speciale dhe ndihmësve të saj. Lufta jonë ka qenë, është dhe do të mbetet e shenjtë!Faton Klinaku U.D. i kryetarit të OVL UÇK-së

Asnjë koment

Comments are closed.