Pa filluar ende, parashikohet kush e fiton Kupën e Botës 2022?
Qatar- Pa filluar ende botërori kanë nisur parashikimet për finalistët dhe fituesin.
Një gjë të tillë e ka bërë dhe videoloja e famshme, “FIFA2023”, e cila ka publikuar parashikimet e saj për fituesin, golashënuesin më të mirë dhe asistuesin e kompeticionit.
Sipas këtij parashikimi, finalja e Botërorit do të vendoset mes Brazilit dhe Argjentinës, ku fituese do të shpallet kjo e fundit me rezulatihn e ngushtë 1 me 0.
Nga ana tjetër, vendi i tretë do të shkojë për Francën, e cila do të mundë Portugalinë me rezultatin 4-2.
Golashënuesi më i mirë i këtij Botërori, sipas “FIFA”-s do të jetë Leo Mesi, me 8 gola të shënuar, teksa do të ndiqet nga Depay dhe Mbappe me nga 6 secili. Asistuesi më i mirë do t’i takojë tre lojtarëve, Benzema, Zielinski dhe Silva me nga 3 të tillë.
EA ka bërë parashikime dhe për tre Botëroret e fundit, të cilat kanë rezultuar të sakta për sa i përket fituesve.