09-12-2024

Pacolli kërkon shkarkimin e zv.ministrit që mbante këmbët në dritare të veturës zyrtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë zëvendësministrin e Bujqësisë, Shukri Maxhuni, i cili ditë më parë është fotografuar në veturën zyrtare deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

I pahijshëm akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare. Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë. Pavarësisht kush është, është një akt i papranueshëm që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla. Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij. AKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë. Zyrtarët publik duhet t’u shërbejnë qytetareve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë.

Asnjë koment

Comments are closed.