23-11-2024

Pakoja emergjente: Një kontabilist e ka futur emrin e tij në 23 lista të biznesëve për të përfituar

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka sqaruar  se një masë e punëtorëve i kanë marrë kompensimet prej 170 euro ditën e premte, kurse pjesa më e madhe i marrin sot.

Ministri Bislimi po ashtu ka njoftuar se te disa biznese janë evidentuar gabime gjatë aplikimit për të përfituar nga pakoja emergjente.

Ai ka përmendur edhe raste kur një person ka tentuar të përfitojë më shumë se një herë nga kjo pako.

Sipas ministrit, bëhet fjalë për një kontabilist i cili ka futur veten në listat e punëtorëve të hiq më pak se 23 bizneseve.

“Ka të tillë që kanë aplikuar për kompensim më shumë se një herë që nuk është ideja e pakos (për shembull një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të hiq më pak se 23 bizneseve, dhe natyrisht që këso tendenca për keqpërdorime të pakos nuk do lejohen)”, ka shkruar ministri Bislimi. /EP

Asnjë koment

Comments are closed.