Prej dy javësh, dimri ka shtrirë pushtetin e tij të vërtetë edhe në rajonin e Prizrenit. Pos të ftohtit dhe telasheve të tjera në qarkullim, bora sjell edhe bukurinë e saj që shpesh mahnit.
Në qiellin e pastër vijnë mëngjeset e akullta dimërore, ndërsa dita, në disa raste e shoqëruar edhe nga rreze dielli, krijon panoramë të mrekullueshme si dhe zona bukurish të rralla natyrore.
Portali “GazetaePrizrenit.net” ju sjell pamje të këtyre ditëve dimri, në fshatin Zym të Hasit të Prizrenit.