Pamje fantastike nga droni/ Sot hapet rruga Thumanë – Kashar
Prej orës 19:00 të ditës së sotme, aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksesueshëm për të gjithë.
“Mirmëngjes, dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë“-shkruan Rama krahas videos.
Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.