Pamje/ Kolona pasditën e sotme në Morinë, bashkëtdhetarët erdhën edhe përmes Shqipërisë
Pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë automjetesh në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë.
Radhët e gjata të mjeteve janë në drejtim të Kosovës por edhe anasjelltas.
Numri më i lartë i qytetarëve janë emigrantë kosovarë që po kthehen për festat e fundvitit nga shtete të ndryshme të Europës përmes Shqipërisë.
Policitë Kufitare e Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe me procedurë të pershpejtuar.