08-05-2024

Doktori kosovar Sylejman Dulla vdes nga COVID-19

Betejën me COVID-19 e ka humbur edhe një mjek kosovar.

Dr.Sylejman Dulla, Anesteziolog në QKUK, ka vdekur si pasojë e këtij virusi.

Lajmin e ka bërë të ditur, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, reksa Dulla është anesteziologu i dytë brenda javës që vdiq duke u ballafaquar me COVID-in.

Ky është postimi i Avdylit:

Lajm i trishtuar për ne .Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë , ikja në amshim e kolegut tonë , njeriut të mirë Dr Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK. Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19 , e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm.

 

Asnjë koment

Comments are closed.