Pamje nga aksidenti fatal afër Piranës ku vdiq një dhe u lënduan tre persona

Një djalë 20 vjeçar, Besmir Grulaj nga fshati Zojz i Prizrenit, sotne ka humbur jetën nga një aksident që ndodhi pak pas orës 19:30, në afërsi të fshatit Piranë, në  rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht.

Një lexues i portalit Gazeta e Prizrenit ka dërguar këto pamje:

Sipas policisë, në aksident ishin të përfshira tri automjete: një veturë, një kamionetë dhe një traktor.

Lexo edhe:

28 vjeçari që vdiq sonte në aksidentin në magjistralen Gjakovë-Prizren nga fshati Zojz i Prizrenit

Në këtë aksident mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve, sipas policisë, është në gjendje të rëndë shëndetësore./GazetaePrizrenit