Pamje nga aksidenti që i sotëm në hyrje të Korishës sw Prizrenit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit në hyrje të fshatit Korishë në të cilin janë përfshirë tri vetura. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person është në gjendje të rëndë.
Lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, pastaj me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në Prishtinë. Lëndime ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
Dyshohet se vozitësi i automjetit që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë në ndikim të alkoolit”, ka thënë Osmanollaj.