Pamje nga autostrada e shkatërruar në Turqi, pas tërmetit
Epiqendra e tërmetit të parë me magnitudë 7.7 në Kahramanmaraş, në rrethin Pazarcık të Turqisë, ndau në dysh autostradën Adiyaman-Şanlıurfa-Gaziantep.
Çarjet e mëdha të krijuara në rrugë shkatërruan autostradën turke. Drejtuesit që kanë hyrë aksidentalisht në rrugë është dashur të kthehen, transmeton Indeksonline.
Shoferi İbrahim Aslan, i cili hyri në rrugën e ndarë, tha: “Unë vij nga Gaziantep. Më ka vdekur babai, ne po vinim nga Mevliti. Kemi gabuar rrugës që erdhëm. Rrugët janë të tmerrshme. Zoti mos e vë askënd në këtë situatë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë në jetën time”, tha ai.
Lexo edhe:
Hasi, krahina e shumë personaliteteve kombëtare