Pamje nga Grabitja te Albi Mall, skena si në filma
Një grabitje me armë ndodhi paraditen e djeshme, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik.

Ndërsa, personi tjetër i plagosur është një nga grabitësit, 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.
Çaste më vonë, policia gjeti veturën e djegur të grabitësve, në Hajvali.
Ndërkohë, mbrëmë Prokuroria konfirmoi se është arrestuar një person relevant me rastin.
“Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, kanë ndaluar një person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, njoftoi Prokuroria.
IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur nisën shkëmbimet me armë zjasrri mes grabitësve dhe pjesëtarit të sigurimit: