28-01-2023

Pamje të dëmeve dhe frikës së banorëve nga tërmeti i fuqishëm që na tronditi sonte

Tërmeti që tronditi sonte Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, e po ashtu u ndje dhe në disa zona të Greqisë, e kishte epiqendrën në Bosnjë Hercegovinë.

Ai është ndier fort edhe në Prizren me rajon, raporton Gazeta e Prizrenit.

Tërmeti u duk të ishte i gjatë në kohë, për rreth 10 deri 15 sekonda. Disa thonë se tërmeti zgjati edhe më shumë sekonda.

Noa.al raporton nga Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave se tërmeti në orën 23:07:49′ ishte 5.7 ballë të shkallës Rihter dhe me intensitet makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali.

Raport mbi tërmeto nxori dhe ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë “Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km në Jug- Perëndim tw qytetit Mostar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 5 km, 202 km nga Tirana”.

Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin.

Ministria e Mbrojtjes tha se deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

Tërmeto kishte epiqendër në Mostar, 202 kilometra larg Tiranës dhe thellësinë e kishte vetëm pesë kilometra.

Shikoni pamje pas tërmetit që krijoi ankth për shumë njerëz në Mostar.

Asnjë koment

Comments are closed.