23-04-2024

Pamjet mahnitëse të stadiumit në Katar, për “Botërorin 2022”

Ka mbetur vetëm të njoftohet data e inaugurimit të Stadiumit “Al Bayt” në Katar, një nga vendet që do të mirëpresë ndeshjet e “Botërorit 2022”, pasi më në fund janë zbuluar pamjet e para.

Në llogarinë zyrtare në Twitter, është postuar një foto mahnitëse ku shihet se puna vazhdon me shpejtësi, e se ndërtimi i stendës kryesore është i plotë, transmeton TCH.

Stadiumi do të jetë gati në dhjetor, paralelisht me ngjarjet e Kupës Botërore për Klube të FIFA-s ose me ato të Kupës së Kombeve të Gjirit.

Asnjë koment

Comments are closed.