25-04-2024

Pamjet nga çlirimi i Rahovecit , ja si e ndaluan qytetarët KFOR-in rus (VIDEO)

Ditët e para të çlirimit të Kosovës, kur forcat e KFOR-it rus u përballen me qytetarët e Kosovës, pas rahovecasit kundërshtonin ashpër KFOR-in rus, duke tentuar të mos i lejojnë që të futën në qytetin e tyre.

Përmes një marrëveshje të re mes NATO-s dhe Rusisë ishte marrë vendim që Rahoveci t’i kalohej nën kontroll forcave ruse, gjë që u kundërshtua ashpër nga shqiptarët.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë bllokadën derisa NATO dhe Kombet e Bashkuara të bien dakord t’i dërgojnë rusët kudo tjetër.

Në videon e rrallë të kapur nga AP thuhet se rusët shikohen me armiqësi në Kosovë për shkak të lidhjeve të tyre tradicionalisht të ngushta me Serbinë.

 

 

 

 

 

Dalin pamjet nga çlirimi i Kosovës, ja si e ndaluan qytetarët KFOR-in rus (VIDEO)

Asnjë koment

Comments are closed.