PAMJET PREKESE/ “Thërret Prizreni mori Shkodër”, atmosfera në autobus para aksidentit tragjik (VIDEO)

Një aksident tragjik në Kroaci ditën e djeshme i mori jetën 10 shtetasve nga Kosova të cilët udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë.

Deri te momenti tragjik, gjithçka po shkonte mirë, madje siç dëshmojnë dhe pasagjerët e mbijetuar atmosfera ishte tepër e ndezur pasi udhëtimi po shoqërohej me kvngë e hare.

Siç shihet dhe nga një video e filmuar nga një pasagjer ata duken duke kënduar “Thërret Prizreni mori Shkodër”.

“Gjithçka ka qenë duke shkuar mirë, shoferët kanë qenë shumë të mirë, kishte muzikë, këngë…pastaj në Zagreb shoferët u ndërruan dhe shoferi që kishte qenë duke vozitur vajti për të fjetur”, ka thënë ajo.