Rreth 50 biznese kanë të hapura afërsisht 700 pozita të reja të punës, në Panairin e Punës, që është hapur sot në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe Zyres Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Kjo formë e organizimit shihet si një mundësi për punëmarrësit dhe punëdhënësit, që të krijojnë marrëdhënie pune mes tyre.
Në tavolinat e ekspozuara, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, por edhe para Shtëpisë së Kulturës në Prizren janë parë shumë të interesuar duke krijuar edhe tollovi.
Gent Krasniqi, që tha se ka përfunduar juridikun, është shprehur i interesuar për të siguruar një kontratë pune në Gjermani, pasi sipas tij këtu mungon perspektiva.
Informacionet nga kompania gjermane” B.S.B Aviation”, për shpalljen e konkursit për rreth 2 mijë punëtorë, ka zgjuar interesim për aplikim dhe punësim në Gjermani, aq sa jo vetëm salla e madhe e Shtëpisë së Kulturës, por edhe oborri i saj si asnjeri më parë ishte i mbushur me qytetarë, jo vetëm nga Prizreni, por edhe më gjerë.
I riu që ka mbaruar shkollimin e mesëm dhe ka bërë një praktikë, Leart Berisha, tha se e njeh elektriken, prandaj dëshiron ta shfrytëzon këtë punësi për të punuar në Gjermani.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë gjermane ” B.S.B Aviation”, procedurat e aplikimit në Gjermani është thënë se zyrtarisht nisin nga 5 nëntori.
Panairin e Punës e kanë vizituar edhe autoritet lokale të Prizrenit, përfshirë edhe kryetarin Mytaher Haskuka./GazetaePrizrenit.net/