Pandërprerë shi e me erëra të fuqishme në Malishevë, dëme të konsiderueshme materiale

Erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa objekte në Malishevë.

Kjo komunë ka njoftuar se “ekipet përgjegjëse janë në terren që nga nata e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme, në mbikëqyrje të situatës”.

“Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë paraqet në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura”, thuhet në njoftim./GS