Panik në Turqi, qytetarët hidhen nga lartësia për t’i “shpëtuar” tërmetit – VIDEO
Tre banorë në Izmir të Turqisë janë lënduar, kur nga paniku i tërmetit janë hedhur nga lartësia e ndërtesës ku ndodheshin. Dy nga tre të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Tërmeti me magnitidë 4.8 Rihter shkaktoi dëme në rreth 20 ndërtesa në Izmir, ndërsa raportohet se një xhami në zonë është shkatërruar, si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike.
Sipas Drejtorisë të Situatave Emergjente (AFAD), lëkundjet e forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në provincën e Izmirit, duke lënduar tre persona dhe duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa, përfshirë edhe një xhami.
Pas tërmetit janë regjistruar rreth 80 pasgoditje me magnitudë 1.0 deri 2.7 Rihter. Tërmeti është ndjerë gjithashtu në provincat Manisa, Balikesir, Denizli dhe Aydini./abcnews.al./