Paqartësia me tatimin në pronë/ Faturat e shtrenjta, plus kamatat e larta për mospagesë!
Qytetarëve të Kosovës nga një janari i këtij viti faturat e tatimit në pronë iu janë dërguar më të shtrenjta, pas rivlerësimit të pronave që ka bërë Ministria e Financave.
E, deri në një vendim tjetër këta të fundit do të jenë të detyruar t’i paguajnë ato me çmime të rritjes, ani pse ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë një propozim që komunat t’u falin qytetarëve nga 100 euro, shkruan Front Online.
Një gjë e tillë u demantua pikërisht nga zyra ligjore e kësaj Ministrie, e cila ka thënë se legjislacioni aktual nuk autorizon Komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë.
Por, pavarësisht kësaj disa Komuna e kanë përkrahur këtë vendim dhe e kanë votuar.
I, njëjti nuk mund të zbatohet deri në një vendim të Ministrisë së Financave.
Kjo e fundit tani po thotë që do ta sjell në Kuvend amandamentin që i lejon komunat të falin borxhin e tatimit në pronë në vlerë prej 100 Euro, por ende nuk ka vendim të tillë.
Në rast të mos pagesës së faturave me kohë, qytetarëve do iu rritet edhe kamata.