25-04-2024

Paqartësia me tatimin në pronë/ Faturat e shtrenjta, plus kamatat e larta për mospagesë!

Qytetarëve të Kosovës nga një janari i këtij viti faturat e tatimit në pronë iu janë dërguar më të shtrenjta, pas rivlerësimit të pronave që ka bërë Ministria e Financave.

E, deri në një vendim tjetër këta të fundit do të jenë të detyruar t’i paguajnë ato me çmime të rritjes, ani pse ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë një propozim që komunat t’u falin qytetarëve nga 100 euro, shkruan Front Online.

Një gjë e tillë u demantua pikërisht nga zyra ligjore e kësaj Ministrie, e cila ka thënë se legjislacioni aktual nuk autorizon Komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë.

Por, pavarësisht kësaj disa Komuna e kanë përkrahur këtë vendim dhe e kanë votuar.

I, njëjti nuk mund të zbatohet deri në një vendim të Ministrisë së Financave.

Kjo e fundit tani po thotë që do ta sjell në Kuvend amandamentin që i lejon komunat të falin borxhin e tatimit në pronë në vlerë prej 100 Euro, por ende nuk ka vendim të tillë.

Në rast të mos pagesës së faturave me kohë, qytetarëve do iu rritet edhe kamata.

Asnjë koment

Comments are closed.