Para dhe stoli ari vidhen në një banesë të Prizrenit
Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes së parave të gatshme dhe stolive të arit në një shtëpi të Prizrenit.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në Prizren.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar./GazetaePrizren.net